Oficeri i policisë së burgut 313 në Tiranë, Bledar Pura është dhunuar barbarisht tek sa shkonte në punë, raporton ‘Fax News’ Ngjarja ka ndodhur në hyrje të zonës së Freskut rreth orës 06:30. Bledar Pura ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Bledar Pura punonte prej 4 vitesh officer në burgun 313 në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 17.01.2018, rreth orës 08.00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur zona e “Freskut”, një shtetas ndodhet i shtrirë. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në vendin e quajtur zona e “Freskut”, në afërsi të një pallati ështe gjendur i dëmtuar shtetasi B.P., 36 vjeç, ku sipas deklarimit të tij dyshohet se është dëmtuar nga 2-3 persona. Shtetasi B.P., është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(B.H/Faxëeb)
Discussion about this post