Pas sinjalizimeve, Policia e kryeqytetit, ka ndjekur një automjet në rrugën “Myslym Shyri”, që dyshonte se kishte armë brenda.
Një person është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë pas një aksioni policor që nisi në zonën e “Myslym Shyrit” dhe përfundoi pranë shkollës Petro Nini Luarasi”.
Gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa mjete të parkuara rrugës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Mësohet se i arrestuari, identiteti i të cilit nuk dihet ende ka lidhje me Aleksandër Sadikajn, i vrarë në autostradën Tiranë-Elbasan në 11 qershor 2022. 27-vjeçari nga Berati u ekzekutua nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte.
Viktima ishte skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë dhe hetimet për vrasjen e saj janë fokusuar në të shkuarën e tij.
Disa ditë më parë një tjetër shok i Sadikajt është zhdukur pa gjurmë. Ai është denoncuar i humbur nga familjarët më 25 qershor.
“Më datë 24.06.2025, në Stacionin e Policisë Memaliaj ka kallëzuar shtetasi S. M., 73 vjeç, banues në fshatin Bylysh, se djali i tij, shtetasi E. M., 30 vjeç, është larguar nga banesa, më datë 15.06.2025. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.