Dhjetra banorë të kryeqytetit pranë sheshit “Willson” po protestojnë për vendosjen e një kioske në trotuar nga bashkia.
Sipas banorëve vendosja e tyre në trotuar po pengon lëvizjen e banorëve si dhe po dëmton bizneset e tyre aty pranë.
“Ti vendosin në një vend ku nuk pengojnë qytetarët. Kioskat të mos demotojnë biznesin tonë. Këtë duhet ta heqë bashkia. Edhe po të këtë leje nuk duhet të ndërtohet kioska në trotuar. Kioska është zhvendosur disa herë në vende të ndryshme rrotull dhe sërish e kanë sjellë këtu. Do të luftojmë me mjetet demokratike, në gjyq do ta hedhim. I vetmi televizion që ka ardhur për të transmetuar protestën është Fax News dhe ju falenderojmë.”
Ndërkohë në tjetër qyetare tjetër shprehet se kryeqyteti ka shumë probleme të tjera, sesa nevoja për vendosjen e kioskave.
“Nuk merren me rregullimin e pallateve të vjetra, por vendsoin kioska në trotuar. Për një kioskë të tillë, e sjell në mes të rrugës. Nuk e di ku është qyetaria këtu!?
(M.Q/Faxweb)