Punonjësi i policisë Ermal Bregu i cili u plagos sonte pas një sherri me dy persona të lagjes së tij, është ky që shihni në foto.
Ngjarja ku u plagos Bregu ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobusëve në kryeqytet, pranë një lokali, rreth orës 19.35.
Fax News” raporton nga spitali i Traumës ku ndodhet polici se gjenja e tij vazhdon të jetë kritike, ndërsa i është nënshtruar një operacioni në bark.
Polici Ermal Bregu dyshohet se kishte patur dhe një konflikt me këta persona para tre javësh. Auitorët janë identifikuar thotë policia por nuk bën të ditur identitetin e tyre, po punohet për kapjen e tyre. Bëhet me dije se punonjësit të policisë Ermal Bregu i është djegur dhe makina tip ‘Hummer’ para shtëpisë gjatë natës.
Sipas policisë arsyeja e konfliktit nuk ka ndodhur për shkak të detyrës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Informacion paraprak
Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.
Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.
Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. (B.H/Faxweb)