Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të marte pasi është hedhur nga kati i 6-të në zonën e “Ali Demit”. Viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale I.T.
“Më datë 26.03.2024, në rrugën “Sali Nivica”, është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati shtetasi I. T., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.