Ndryshe nga skuadrat e tjera të kampionatit tonë ekipit të Tiranës i ka buzëqeshur fati, kjo për shkak se ka kaluar menjëherë në raundin play off kjo për shkak të një rregulli të ri të UEFA-s.
Rregulli i ri thotë se 2 nga 10 ekipet kampione të cilat ishin eleminuar në raundin e dytë mes të cilave ishtë dhe Tirana, do të kalonin në play off dhe jo në turin e 3-të.
Për t’u përcaktuar se kush nga 10 ekipet do të kalonte menjëherë në fazën play off u hodh shorti ku Tiranës këtë herë i buzëqeshi fati. Ekipi tjetër që u kualifikua në këtë mënyrë është Ludogorets.
Nuk dihet akoma nëse Tirana do përfitojë nga bonusi i cili jep UEFA për kalimin e raundit të tretë, pasi është hera e parë që përdoret ky rregull.