Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një grup të rinjsh të përberë nga katër persona, të cilët shpërndanin drogë, pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.
Në prangat e policisë u vunë shtetasit, Spartak Perpalaj, 21 vjeç, Frans Meta, 19 vjeç, Olsijan Kurtaj, 20 vjeç, B. H., 17 vjeç, banues të gjithë në Tiranë.
“Në momentin e ndalimit nga ana e Policisë këta shtetas kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11,2 gramë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në porcione dhe gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.”-thuhet në njoftimin e Policisë.
(K.F/Faxweb)
Discussion about this post