12:20 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

”Tirona Fanatics” mesazh Halilit: Nuk na përçan dot, keqardhje që le botën e muzikës

08:46 | 06/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
”Tirona Fanatics” mesazh Halilit: Nuk na përçan dot, keqardhje që le botën e muzikës

Konflikti mes presidentit të klubit të Tiranës Refik Halili dhe tifozëve duket të ketë hyrë në një rrugë pa kthim. Ultrasit e Tiranës, “Tirona Fanatics”, kanë dalë me një reagim në faqen e tyre zyrtare në Facebook pas intervistës së  presidentit të klubit, Refik Halili, për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”.

Ata i kanë kujtuar edhe njëherë numrit 1 të klubit bardheblu se e keqja e Tiranës nuk vjen nga tifozët, por nga keqmenaxhimi, si dhe ia kanë bërë të qartë se nuk do i përçajë dot me deklaratat e tij. Në fund, një mesazh në formë ironie në lidhje me historinë që tregoi Halili për kohën kur është marrë me muzikë në moshën 16-vjeçare.

fanatics

Gjithashtu pas reagimit, “Fanatics” kanë publikuar dhe një foto ku bëjnë interpretimin e fjalëve të presidentit në lidhje me shumicën dhe pakicën e tifozëve.

Reagimi i plotë i “Tirona Fanatics”

tirona fanatics fb

Postimi i “Tirona Fanatics” në Facebook

“Z. Ish-president,

Si fillim, urime per guximin e gjetur per te dale para kamerave dhe qe kete here nuk nxorret ndonje pjesetare te familjes per te folur ne emrin tuaj.

Shprehim keqardhje per keqinformimin mbi Tirona Fanatics, gjithmone nese eshte keqinformim. Te njejtet njerez qe ishin dikur, jane edhe sot pjese e ketij grupimi.

E keni permendur shpesh fjalen “dashakeqe” por mbase shume prej ketyre dashakeqeve jane vec pjelle e imagjinates tuaj. Krijoni armiq imagjinare per te fshehur problemet reale qe Klubi i Futbollit Tirona ka. Problemi rrenjesor i klubit ka qene dhe eshte keqmenaxhimi. Nuk eshte hera e pare, qe Tirona Fanatics protestojne mbi kete fakt. Protestat e para kane nisur qe ne vitin 2009. Vazhdimisht e kemi shprehur mendimin tone se nuk mund te kete nje klub serioz pa nje administrate te mirestrukturuar, por ju kurre nuk e keni marre parasysh kete. Thoni se tifozet shkaktojne probleme. Lutemi te na permendni vetem nje rast kur e keqja e Tirones ka ardhur prej tifozeve.

Njekohesisht luani me shprese per te krijuar percarje mes Fanatics, se gjoja disa paskan qene te mire e disa te keqinj. Por si shpjegohet qe asnje antar i Fanatics nuk eshte i pranishem ne stadium? Thoni se ne jemi vetem pakica e tifozeve. Po shumica pse nuk eshte ne stadium? Deklaroni nje here se i keni shlyer, nje here se po i shlyeni dhe nje here se do t’i shlyeni borxhet. Cila eshte e sakta?! Shpreheni se ne klub pagat jepen ne menyre te rregullt. “Fakti tregoi” rastin Muzaka me shoke.

Me keqardhje qe late boten e muzikes,

Tirona Fanatics”. 

Etiketa: Refik Halilisporttirona fanatics
Pas

Gjobvënësit në Shkodër, befasojnë tregtarët: Nuk na kanë kërcënuar, i paguanim vetë për të na ruajtur dyqanet (VIDEO)

Para

Rrahu nënën dhe motrat e tij, arrestohet 19-vjeçari në Lushnje (EMRI)

Para
Vodhi 2.4 milionë lekë në një kioskë, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Rrahu nënën dhe motrat e tij, arrestohet 19-vjeçari në Lushnje (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas përfundimit të luftës izraelito-iraniane, SHBA deklaron interes, Irani kundërshton

Fier/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”.

“Letra anonime dhe intrigë pas atentatit”, Ndoja zbulon prapaskenat në gjykatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Albulena Haxhiu, thotë se do të tërhiqet nëse deputetët nuk e votojnë në votim të fshehtë.

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

BE nën presion për të çelur negociatat me Ukrainën, Von der Leyen: Ka bërë reforma edhe nën sulme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.