Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko sipas të gjitha gjasave nesër do të dalë nga burgu hetues në Shutkë, Maqedoni. Pasi Gjykata Themelore Shkupi 1 të premten i vazhdoi masën e paraburgimit për 30 ditë të tjera, dje Këshilli penal e tjetërsoi vendimin dhe mori masë më të butë, konkretisht arrest shtëpiak për Themelkon, raporton Alsat Maqedoni.
Prokuroria Speciale u dakordua që kryetari i Pustecit për shkak të gjendjes shëndetësore të qëndrojë në arrest shtëpiak. Ndryshe Temellko para dy muajve u dërgua në burgun e Shutkës pasi u vërtetua se edhe pse nuk guxon të largohet nga vendi, ka udhëtuar në Shqipëri me letërnjoftim shqiptarë. Ai akuzohet në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore së bashku me kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski i Martin Protugjer.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post