Gjatë forumit për Llogaridhënien Publike me qytetarët e Lezhës, kryeministri Edi Rama ka folur për titujt e pronësisë, i pyetur nga një qytetar nëse do t’i përfitojnë ato dhe kur do t’i marrin.
Qytetari e pyet për titujt e pronësisë mbi tokën sepse siç u shpreh ai, ‘dikush i ka, tjetër i gëzon’.
Rama është përgjigjur se problemi i titujve të pronësisë vjen për shkak të ngatërrimit të dy institucioneve të ALUIZNI-t dhe hipotekës. Rama tha se të dy institucionet do të shkrihen në një
Sa u përket titujve të pronësisë, ky është një tjetër problem shumë i madh. Në këtë aspect janë dy gjëra. E para ne po bëjmë një reformë të institucioneve që lidhen me pronën dhe shumë shpejt do të çojmë dhe ligjin për të bashkuar disa institucione dhe në rradhë të parë për të bashkuar hipotekën dhe aluiznin.
Ndoshta këtu mund të ketë njerëz që e kanë kaluar këtë eksperiencë negative që shkon te ALUIZNI merr lejen e legalizimin, shkon tek Hipoteka, nuk e merr dot – sepse tjetër hartë ka hipoteka, tjetër hartë ka ALUIZNI. Ne me këtë po punojmë. Do të kalojmë ligjin përpara verës dhe pastaj në shtator do të kemi vetëm një institucion që lidhet me pronën.
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post