T’iu pëlqejë kaq shumë vetja?! Çfarë i bën bashkë Sali Berishën, Edi Ramën, Ardit Gjebrenë, Ajola Xoxën dhe Rezarta Shkurtën.
Çdokush do të pyeste se si mund të bëhen bashkë njerëz të politikës, të artit apo të muzikës. Mund të thoni që ne ja kemi futur edhe kot, por jo.
Gjashtë personazhet e përmbledhura më sipër kanë një emërues të përbashkët që lidhen me rrjetet sociale, e më konkretisht me Instagramin, kanë zgjedhur që të mos ndjekin pothuajse asnjë njeri.
Ish-kryeministri Sali Berisha është fare i ri në këtë rrjet social dhe dy të vetmit që ai ndjek në ‘’instagram” janë këshilltarja e tij për mediat dhe ‘’Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë”, drejtuar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.
Kryeministri Edi Rama përherë ka zgjedhur që të ndjekë pak njerëz, ndërsa tashmë nuk ndjek as djalin e tij Gregun. Dy të vetmit që ndjek janë një kompani e veshjeve të tutave, të famshme pasi dhe vetë kaz gjedhur që në daljet e tij t’i përdorë, dhe faqja e dytë që ndjek është një biznes që merret me arredimin.
Bashkëshorta e Erion Veliajt, Ajola Xoxa e cila është mjaft diskrete me rrjetet sociale dhe përveç kësaj nuk ndjek asnjë njeri në ‘’instagram”. Mjaft radikale në zgjedhjen e saj.
Ardit Gjebrea, moderator dhe këngëtari i njohur preferon të ndjekë vetëm bashkëshorten e tij Anila Bekon dhe djalin Jonin.
Nga ana tjetër edhe Rezarta Shkurta prej kohësh pjesë e botës së shoëbiz-it duket se ju ka bërë dis-in kolegëve të saj duke mos ndjekur asnjë prej tyre. Tre kompanitë që ajo ndjek janë edhe bizneset e saj në fushën e veshjeve dje fotografive.
Sigurisht që mund të ketë edhe personazhe të tjera që kanë ndjekur këtë taktikë, po gjashtë të përzgjedhurit tanë duket të jenë edhe më specifikët. Kjo pasi edhe numri i fansave që ata kanë është shumë i lartë.
(E.K/FAXWEB)