Një tjetër aksident është shënuar në Durrës, ku një mjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës ndërsa është plagosur pasagjeri i tij.
Aksidenti duket si “Déjà vu”, por nuk është e tillë sepse vetëm gjatë ditës së sotme në ShënVlash të Durrësit ka ndodhur një aksident i ngjashëm. Pas një përplasjeje, ka ndërruar jetë drejtuesi i një motoçiklete.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.07.2017, rreth orës 21:30, në Maminas, shtetasi E. B. ,banues në Tiranë,duke drejtuar mjetin tip Benz shtë përplasur me një motoçikletë, me drejtues shtetasin E.Xh. 25 vjeç,banues në Karec.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri në motor, shtetasi Xh. B. 23 vjeç, banues në Karec.
Fatkeqësisht, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa pasagjeri i motorçiketës ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit tip Benz ndodhet në ambientet e Komisariatit, i cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post