Pas tragjedisë së që ndodhi në Itali ku dy vajza shqiptare gjatë një aksident me makinë humbën jetën, edhe sot jë tjetër i ri shqiptar ka humbur jetën nga i njëjti shkak po në këtë shtet.
21-vjeçari shqiptar humbi jetën rreth orës 15:00 të ditës së sotme, në aksin rrugor Griduzza – Chiesa Cortile. Ai po udhëtonte me një furgon mallrash kur u përplas me një mjet tip BMV të drejtuar nga një 25-vjeçar rumun.
Rumuni arriti t’i mbijetonte incidentit edhe pse me plagë të rënda, por shqiptari ndërroi jetë në Spitalin Baggiovara. Ende nuk janë bërë të ditur shkaqet e aksidentit fatal raportojnë mediat italiane. (J.V/Shuplaka)