Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën drejt Rinasit. Aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kthesa e Bërxullit” ku mjeti tip “Ford” aksidentoi 65-vjeçarin Rrufat Tusha. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe 65-vjeçari ka ndërruar jetë në moment.
Shkak për aksidentin sipas policisë është bërë drejtimi i parregullt i mjetit. Blutë kanë vënë në pranga drejtuesin e makinës, 31-vjeçarin Ladi Braho.
Duhet thënë se një tjetër aksident është raportuar gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e institutit ku një mjet tip ‘Range Rover’ ka plagosur një kalimtar.
Më pas ai është larguar nga vendngjarja duke u kapur nga policia në zonën e unazës në kryeqytet. (E.K/SHUPLAKA)