Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe dy fëmijë që po udhëtonin si pasagjerë në nëjrin prej mjeteve.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ku raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.
Ky është aksidenti i dytë i ndodhur në Lezhë në një hark kohor prej një ore, ku më herët katër vajza u plagosën si pasojë e rënies së makinës në kanal.
Makina në Lezhë del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen katër vajza
Discussion about this post