Një person ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen në zonën e Mjull Bathores në Tiranë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ndërsa shoferi drejtonte një kamionçinë dhe më pas është përplasur me trafikndarësen. Ky është aksidenti i tretë me vdekje që ka ndodhur këtë të mërkurë.
Në vendngjarje është policia dhe zjarrfikësja. Dita e sotme ka nisur me rrugët e përgjakura pasi fillimisht u raportuan dy aksidentet me pasojë vdekjen, një në Fier dhe një në Tiranë. Ndërsa në Vlorë u shënua një aksident me pasojë plagosjen e një personi.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Discussion about this post