Ministria e Financave vijon me denoncimet e saj për punonjësit e administratës që janë të pëfshirë në fushatë. Sot ka qenë rradha e punonjësi të doganave në Kakavijë Erlis Shalari.
Edhe gjatë ditës së djeshme dy punonjës u pushuan nga puna dhe për ta nisi hetimi.
“Nisur nga informacionet, z. Shalari, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë aktive dhe të
drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM
nr. 473, dt. 01.06.2017.
Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Për të patur nën kontroll situatën edhe për ditët e mbetura të fushatës elektorale deri në zhvillimin e zgjedhjeve, Ministria e Financave i thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie në aktivitetet partiake. (E.K/SHUPLAKA)