11:34 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tjetër emër, SHKARKOHET Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Korçë

14:04 | 19/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tjetër emër, SHKARKOHET Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Korçë

Vijojnë shkarkimet në administratën shtetërore. Kështu është shkarkuar sot nga ministrja e Mirëqënies Sociale Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Korçë, Ilir Bajlozi.

Sipas njoftimit të Ministres Kërtusha, drejtori nuk mori masat për të hequr nga puna personat e përfshirë në fushatë.

NJOFTIMI:

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur masën disiplinore për largim nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Korçës

Ministrja Kërtusha i ka propozuar Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të Ilir Bajlos me detyrë, “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore” Korçë, me arsyetimin se nuk ka marrë masat e duhura, për garantimin e mospërdorimit të burimeve njerëzore të institucionit në funksion të fushatës zgjedhore, si dhe mospërdorimin e institucioneve publike për zhvillimin e fushatës zgjedhore.

“Megjithëse i është kërkuar marrja e masës disiplinore “Largim nga Puna” për znj.Luiza Qipo, me detyrë Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore, Ersekë, Z.Bajlos në mohim të hapur të të gjitha fakteve të vëna në dispozicion, të cilat vërtetonin shkeljen e znj.Qipo, ka marrë një masë më të lehtë se kërkesa e bërë nga MMSR. Në këto rrethana është konstatuar se znj.Qipo vazhdon të përdorë zyrën e shtetit në funksion të fushatës zgjedhore, duke shkelur rëndë ligjin.

Nisur nga kjo situatë, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha kërkon bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur lirimin e zyrave të shtetit nga znj.Qipo e cila në kundërshtim të hapur të ligjit dhe vendimit nr.473, datë 01.06.2017 ka uzurpuar zyrat Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Ersekë, duke i përdorur për fushatë zgjedhore, në favor të një subjekti politik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ndërkohë Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka urdhëruar sot, që vazhdimi i masës disiplinore të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të sigurimeve Shoqërore.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: ilia bajloziministrjashkarkim
Pas

Dhunimi i kryetares së LRI-së, reagon Paulin Luli: Është sajesë, u rrëzua vetë në tokë dhe më pas hipi në makinë

Para

“1000 euro për çdo lindje”, Rama poston memen tallëse, të publikuar më parë nga vetë Blushi

Para
“Kush t’i ban këto foto, vetë shkruan apo nej tjetër?”, si i përgjigjet kryeministri komentueses

"1000 euro për çdo lindje", Rama poston memen tallëse, të publikuar më parë nga vetë Blushi

Discussion about this post

 



Të Fundit

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

Efektivi u filmua duke pirë kokainë, reagon Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar

Aksident i rëndë në aksin Fier–Roskovec, dy të plagosur

Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat nën kontroll

Irani paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmohemi sërish, do të përgjigjemi më me vendosmëri

Delvinë/Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë

Hollanda shpall non grata dy ministra të qeverisë izraelite, ministri i jashtëm holandez i bën thirrje Izraelit të përmbushë detyrimet humanitare

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Shiu fik zjarret në gjithë Qarkun Dibër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.