20:09 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tjetër incident në fushatë/ Policia reagon pas akuzave të ‘Bashkë Fitojmë’, Veriu vatër e nxehtë e konflikteve

07:52 | 10/05/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rregjimi i Edi Rames është në tmerr dhe panik”, denoncimi i “Bashkë Fitojmë”: 4 aktivistë të PD-së janë dhunuar me qyta pistolete

Një tjetër incident elektoral është shënuar gjatë ditës së djeshme në zonën e Pukës, ku koalicioni Bashkë Fitojmë pretendon se mbështetës të tyre janë dhunuar me tytën e pistoletës, edhe pse një gjë e tillë nuk konfirmohet nga policia.

Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka denoncuar se në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e Bashkisë Fushë Arrëz, “një bandë e armatosur me në krye Drejtorin e HEC-it Fierzë, kriminelin elektoral Vasil Muslija me të birin dhe shtetasin Zamir Sadiku, kanë ushtruar dhunë me armë kundër katër aktivistëve të Partisë Demokratike”.

Sipas deklaratës së koalicionit, përfaqësues të PS-së së Pukës, pasi i kanë ndaluar në rrugë makinën ku ishin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, veprimtarë të opozitës, i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë.

Ndërkohë që lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe policia, në deklaratën e të cilës nuk përmendet përdorimi i armëve.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: Policia ka marrë njoftim se në aksin rrugor rural Miliska-Dardhë, në vendin e quajtur “Lumi i Mziut”, kishte ndodhur një konflikt mes disa shtetasve. Nga deklarimi i dhënë nga shtetasi B. N., (i dëmtuar), dyshohet se:

Shtetasi V. M., së bashku me djalin e tij, shtetasin R. M., dhe shtetasin S. S., banues në fshatin Fierzë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin B. N.

Shtetasi B. N., si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë, dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ka dhënë deklarim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pukë, autorët e dyshuar, shtetasit V. M., R. M., dhe S. S., dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime procedurale. Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veriu i vendit mbetet një zonë e nxehtë sa i takon përplasjeve me natyrë politike, ndërsa edhe në këto zgjedhje nuk ka zhgënjyer. Pak ditë përpara nisjes së fushatës elektorale, një sasi tritoli iu vendos në makinë shtetasit Bernard Ndreca, me detyrë kryetar i PD-së i zgjedhur nga Rithemelimi.

Ndërkohë po në Pukë, kryebashkiaku aktual pretendoi se militantë të Bashkë Fitojmë qëlluan me armë në drejtim të mbështetësve socialistë, që ndodheshin pranë Hotel Turizmit. Ndërsa  pretendimi ka ngritur dhe kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ku sipas tij mbështetës të opozitës, kanë dhunuar dy zyrtarë të shtetit.

Pas

Autori i armatosur që vrau 8 persona në qendrën tregtare në Teksas kishte ‘ide neo-naziste’

Para

Gjermania propozon ligj për të lehtësuar ndryshimin gjinor, qytetarët e dyzuar, 41% e refuzojnë

Para
Gjermania propozon ligj për të lehtësuar ndryshimin gjinor, qytetarët e dyzuar, 41% e refuzojnë

Gjermania propozon ligj për të lehtësuar ndryshimin gjinor, qytetarët e dyzuar, 41% e refuzojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.