Një krim tjetër në familje shqiptare ka ndodhur mbrëmë në orën 11.30 në Vounara, Lalisou në ishullin Rodos. Gruaja 36 –vjeçare i ka kërkuar divorcin ndërsa burri i saj 47 –vjeçar e ka goditur me thikë.
Gruaja është dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit dhe i shpëtoi rrezikut për jetën.
Një hetim nga policia e ishullit është në vazhdim e sipër, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse është arrestuar autori i plagosjes.