Kina është vendi ku edhe shpërtheu pandemia e Koronavirusit ndërsa vatra e nxehtë ishte qyteti i Wuhanit me mbi 11 milionë banorë e ku u shënuan mijëra viktima.
Por ndërkohë që vendi i Lindjes së Largët po jep çdo ditë lajme të mirapër uljen drastike të infeksioneve të brendshme, një tjetër lajm i hidhur ka tronditur botën pasi bëhet fjalë për shfaqjen e një tjetër virusi vdekje-prurës.
Mediat kineze raportojnë këtë të martë se një person nga provinca Yunnan ndërroi jetë pasi ishte prekur nga ky virus i quajtur Hantavirusi.
“Një person nga Provinca Yunnan vdiq ndërsa po shkonte në Provincën Shandong për të punuar, në një autobus, të hënën”, thuhet në shkrimin e “The Global Times”.
Ajo çfa është e rëndësishme mësohet s ky virus nuk transportohet nga njeriu tek njeriu por u transmetohet atyre nga brejtësit, si për shembull, minjtë.
Sëmundja virale u raportua për herë të parë në Sh.B.A në 1993. Ajo u transmetohet njerëzve
Media kineze shton se 32 pasagjerët që ndodheshin në autobus i janë nënshtruar testeve ndaj këtij virusi të ri. Rezultati i tyre nuk është dhënë ende.
Asnjë transmetim nga njeriu tek njeriu i këtij virusi nuk është gjetur përveç Argjentinës që në 1996 sugjeroi që “llojet e hantavirusëve në Amerikën e Jugut mund të jenë të transmetueshme nga një person në tjetrin”, sipas qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.