02:50 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tjetër shans për Kosovën në shkurt, ky është kushti për liberalizimin e vizave

08:50 | 02/01/2017
në Aktualitet, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tjetër shans për Kosovën në shkurt, ky është kushti për liberalizimin e vizave

Deri në  shkurt të vitit 2017, Kosova ka edhe një shans të fundit për liberalizimin e vizave.

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, tha se kjo do të ndodhë vetëm nëse Kosova do të votojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe do të rikthehet në të ashtë quajturën “Pakon”, në të cilën momentalisht janë Gjeorgjia dhe Ukraina

Në një intervistë për indeksi.online, Hoxhaj u shpreh se marrëveshje nuk u arrit deri në fund të 2016-ës, kjo më shumë për problem të brendshme sesa të jashtme të Kosovës.

“Qysh para katër vitesh kur ne kemi marrë udhërrëfyesin për mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt Evropës, demarkacioni ka qenë një kusht i njohur qoftë për Qeverinë e Kosovës, qoftë për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja pse nuk kemi mundur ta gëzojmë këtë të drejtë në fund të vitit 2016, ka të bëjë më shumë me rrethanat e brendshme sesa të jashtme. Për mendimin tim është e pakuptimtë se si një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë hezituar që ta votojnë një marrëveshje ndërkombëtare e cila e shënon vijën kufitare aty ku ka qenë historikisht, çdo herë, dhe sipas të cilës Kosova nuk humbë asnjë pjesë të territorit dhe ky është kushti i vetëm i matshëm i cili i ka mbetur Kosovës.

Mirëpo, nëse flasim për atë se a mund ta gëzojnë një të drejtë të tillë Gjeorgjia dhe Ukraina, duhet të them se për Gjeorgjinë Parlamenti Evropian do të mund të vendosë tek në janar se a do të udhëtojnë qytetarët e Gjeorgjisë pa viza. Ndërsa, sa i takon Ukrainës, datë se kur mund të vendos Parlamenti Evropian për këtë shtet është shkurti 2017.

Këta dy muaj janë të rëndësishëm edhe për Kosovën, meqë nëse Parlamenti i Kosovës do ta ratifikonte marrëveshjen për demarkacionin gjatë muajit janar, ne do të kishim mundësi ta zëmë afatin e fundit me qëllim që qoftë Komisioni Evropian, qoftë Parlamenti Evropian të votojnë pro lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

Përndryshe, viti 2017 është një vit  zgjedhor në peizazhin evropian ku dinamikat e zgjedhjeve nacionale do ta formësojnë shumë çdo vendim që mund ta merr Brukseli në raport qoftë me liri të lëvizjes, qoftë me procese të tjera integruese evropiane. ”, ishin fjalët e Hoxhajt. (D.D/Shuplaka)

Pas

Dua Lipa në pritje të 2017-ës, numërim mbrapsht dhe shampanjë

Para

Konflikti SHBA-Rusi, Moska akuzon Obamën

Para
Konflikti SHBA-Rusi, Moska akuzon Obamën

Konflikti SHBA-Rusi, Moska akuzon Obamën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.