Vijon në media historia mes poetit Amedeo Baçi dhe Lumturie Kodrës. Pas përballjes te “Shihemi në Gjyq” poeti ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus”nën drejtimin e Turjan Hyskës.
Në transmetim “Live” ka pasur një përballje sërish mes tyre, ku Lumturija ka qenë pjesëmarrëse në lidhje telefonike. Ajo thotë se ai e ka zhvatur dhe vetëm pas një kohe ajo kuptoi se Amadeo kishte bërë të njëjtën gjë dhe me disa mikesha të sajat.
Ndërkohë që suprizuese ka qenë përgjigja e poetit kur u pyet nga Turjan Hyska nëse ka kryer marrëdhënie me Lumturien.
Ai e mohoi një gjë të tillë duke u shprehur: Është krejt normale sepse, kur nuk e ndjen, pse të bësh, është një dashuri e pakuptimtë.
Por vetë Lumturia nuk ka thënë të njëjtën gjë. “Ai le ta mohojë, po unë jam femër dhe kam dhënë shpritin tim! Kemi bërë edhe seks… dhe kur i zhvishet femrave ai në Facebook, i zhvishet nga gjysma e lart… ai Don Zhuani shqiptar.”- u shpreh Kodra.
(E.K/SHUPLAKA)