Barcelona vijon të pasurojë ekipin e të rinjve me lojtarë nga mbarë bota. Së fundi, kanë zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Louie Barry, i cili u ble nga West Bromwich.
16-vjeçari anglez ka refuzuar ofertën prej 3 milionë euro, bonuse që do t’i merrte babai i tij, për të nënshkruar me Barcelonën, teksa klubi anglez që e rriti për 10 vite do të marrë vetëm 300 mijë euro.
Barry cilësohet si një ndër talentet më premtues të futbollit anglez, duke u bërë pjesë e ekipit U16 të Anglisë, ku ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.
Sulmuesi firmosi kontratë 3-vjeçare me klubin spanjoll, duke lënë thatë PSG-në në minutat e fundit.