Më shumë se 140 persona të lënduar në Mitingun e së shtunës të Partisë Demokratike dhe ende nuk ka një version zyrtar ku po hetohet. Kjo ngjarje dhe njëherë tjetër ka nxjerrë në pah përplasjet e Policisë me Prokurorinë.
Kështu sot Prokuroria e ka regjistruar ngjarjen e së shtunës si ‘’pengim i të subjekteve zgjedhore”. Pra, qartësisht duke akuzuar një palë të dytë për helmimin me marrje mendsh, të vjella, djegie e rritim sysh, e marrje fryme të dhjetëra mbështetësve të PD-së.
Por në anën tjetër policia e ka referuar ngjarjen për veprën penale “të ndotjes së ajrit’’. Ndotja e ajrit në fakt është një ngjarje që ndikon jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë në shëndetin e njerëzve. (E.K/SHUPLAKA)