Mungesa e dritave është kthyer në një problem mjaft shqetësues ditët e fundit. Pas revoltës së aktorit Julian Deda, se mbrëmjen e djeshme në disa zonën ku ai banon ndërprerjet e herëpashershme të dritave kanë sjellë defekte në elektroshtëpiake, tani vjen dhe reagimi i moderatores. Në profilet e saj sociale ajo ka publikuar foto me qirinj duke u shprehur shumë e revoltuar me mungesën e dritave.
“Edhe?!…se po vjen 2017-ta, edhe?! Kujt i plasi! Dritat do ikin sërish…na rrofshin qirinjtë festiv”, shkruan ajo.
Ndërkohë sërisht sot shumë zona në Tiranë përgjatë dy orëvve të paradites kanë mbetur pa energji elektrike. Le të shpresojmë se nata e ndërrimit të viteve nuk do të kthehet në një natë stresi për të gjithë shqiptarët, ku qirinjtë do të jenë mbretërit e tavolinave. (E.K/SHUPLAKA)