00:31 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tjetër skandal me tenderat publikë, blihen 100 mijë euro inerte ndërkohë që termeti në Durrës ka lënë plot të tilla

19:13 | 17/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tjetër skandal me tenderat publikë, blihen 100 mijë euro inerte ndërkohë që termeti në Durrës ka lënë plot të tilla

Një abuzim tjetër me tenderat publike është vërejtur në Bashkinë e Durrësit. Kjo Bashki duket se po shpenzon paratë publike për të blerë 100 mijë euro inerte për rrugët, ndërkohë që Durrësi është plot gërmadha si pasojë e termetit.

Ndërmarrja “Rruga Durrës”, një strukturë në varësi të Bashkisë, ka shpallur një tender, me vlerë të përafërt me 100 mijë euro për blerjen e inerteve, një material që gjendet aq me shumicë në rrugët e qytetit pas tërmetit të 26 Nëntorit, sa është kthyer në problem parësor pastrimi i tyre.

Ndërmarrja Rruga Durrës, në 17 Shkurt 2020 ka shpallur tenderin “Blerje inerte për riparime rrugësh rurale dhe urbane për vitin 2020”. Fondi limit për këtë tender është llogaritur në vlerën e 8.3 milionë lekëve të reja, pa TVSH, shifër e cila përafrohet me 100 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar, ofertat priten deri në 5 Mars 2020 dhe afati i kontratës do të jetë 8 muaj.

Në një situatë normale është krejt e justifikueshme, nga ato që zhvillojnë të gjithë njësitë e qeverisjes vendore çdo fillim viti, por jo tani ku situtata pas termetit është plot me inerte  dhe nuk është e nevojshme të jepen kaq shumë  lekë nga buxheti i shtetit.

Durresi ngjan si një mal me inerte nga termeti shkatërrimtar i 26 nëntorit dhe një tender i tillë për blerje inertesh është krejt jashtë çdo logjike.

Pak javë më parë, në Dhjetor 2019, qeveria e Edi Ramës nënshkroi një Vendim të posaçëm, në të cilën urdhëroheshin strukturat lokale të qytetit bregdetare që inertet e krijuara nga tërmeti të depozitoheshin në landfillin e Porto Romanos.

Ky landfill, është në projekt mbylljeje. Për të realizuar këtë proces, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUM) ka shpallur fitues të një tenderi të mbyllur, me vlerë 15 milionë euro, një bashkim operatorësh, “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”.

Këto dy kompani, me fondin që iu është dhënë, kanë për detyrë, ndër të tjera, të blejnë inerte, të paguajnë transportin e tyre dhe të mbyllin landfillin e Porto-Romanos.

Vendimi i qeverisë Rama ua lehtëson pozitat financiare dy operatorëve ekonomikë. Ata nuk do të blejnë një pjesë të inerteve, pasi institucionet lokale e kanë me detyrim që të depozitojnë inertet e pas tërmetit në zonën e Porto Romanos.

Ngjan paradoksale që ndërkohë që strukturat e Bashkisë së Durrësit janë të detyruara që, me shpenzimet e tyre, të depozitojnë inertet në Porto Romano, nga ana tjetër, Ndërmarrja “Ruga Durrës” është e detyruar të blejë inerte.

Situata duket shumë absurde, por rreth 100 mijë euro të taksave të qytetarëve durrsakë do të përfundojnë për blerje inertesh, ndërkohë që qyteti ka plot të tilla, falas.

Por, kështu është menduar nga Bashkia Durrës dhe Ndërmarrja “Ruga Durrës” është e detyruar të blejë inerte me vlerë 100 mijë euro nderkohë që rrçënojat e termetit janë akoma në qytetin bregdetar.

R.G/FAXWEB.AL

 

 

 

Pas

1.15 miliardë euro për Shqipërinë, Vasili: Fondet e mbledhura të mos përfundojnë si ato për Reformën në Drejtësi që u tretën si kripa në ujë

Para

“Shqipëria nuk është vetëm” Presidentja e KE-së: Sot i tejkaluam pritshmëritë. Rama: “Isha gati të këndoj himnin e Liverpulit”

Para
“Shqipëria nuk është vetëm” Presidentja e KE-së: Sot i tejkaluam pritshmëritë. Rama: “Isha gati të këndoj himnin e Liverpulit”

"Shqipëria nuk është vetëm" Presidentja e KE-së: Sot i tejkaluam pritshmëritë. Rama: “Isha gati të këndoj himnin e Liverpulit”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.