Milani ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme pasi ka mposhtur Napolin në San Siro me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të sfidës e shënoi mbrojtësi Theo Hernandez në minutën e 25′.
Francezi çoi topin në rrjetë pas një kombinimi të bukur me Rafael Leaon, i cili e nxori vetëm me portierin Theon, që nuk gaboi para portës.
Ky është një triumf i rëndësishëm për Milanin pasi tashmë afrohet me vetëm 1 pikë me vendin e dytë që mbahet nga Juventusi. Megjithatë bardhezinjtë do të zbresin sot në fushë përballë Udinezes. Javën e ardhshme Milani do të udhëtojë në transfertë ku do të përballet me Monzën.
Sakaq, gjërat komplikohen shumë për Napolin që e sheh veten në vendin e nëntë në kuotën e 35 pikëve, megjithatë zona euroiane nuk është larg për skuadrën e Mazzarit. Në fundjavë ata do të presin Genoan në “Maradona Stadium”.