Gjashtë persona janë qëlluar me armë zjarri nga një udhëtar në një autobus që ishte duke shkuar nga Los Angeles-i drejt San Francisco-s. Njëri prej tyre ka vdekur.
Dyzet udhëtarë ndodheshin në autobus në kohën e sulmit dhe disa njerëz raportohet t’i kenë telefonuar shërbimet emergjente pas të shtënave.
Një grua që ndodhej në autobus tha se u zgjua nga një person që po bërtiste dhe për një moment mendoi se do të vdiste. Policia, zjarrfikësit dhe disa agjenci shtetërore u përgjigjën dhe shkuan në vendin e ngjarjes, shkruan “Daily Mail”.
Motivi i këtij sulmi ende nuk dihet, por autoritetet i kanë filluar hetimet për ta zbuluar atë. Policia njoftoi se e ka arrestuar një person që dyshohet të ketë shtënë me armë dhe është duke e mbajtur në paraburgim.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Policia në Belgjikë ka qëlluar një grua të dyshuar e cila raportohet se ka goditur me thikë dy persona. Ky sulm ndodhi vetëm disa minuta pasi policia në Londër qëlloi për vdekje një person i cili qëlloi me thikë 2 persona në Streatham.
Sipas gazetës belge HLN, i dyshuari, që thuhet se një grua, u plagos nga oficerët në Ghent, një qytet i madh në veriperëndim të Belgjikës. E dyshuara Ghent është fotografuar me kasketë në tokë nga policia në rrugën e ngjeshur ndërsa dëshmitarët shikojnë nga pas një kordoni.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Londrën pasditen e djeshme ku policia qëlloi për vdekje një person pasi ky i fundit terrorizoi zonën e Streatham Hight Road ku me anë të një thike të madhe plagosi të paktën tre persona.
ISIS mori përsipër sot gjatë ditës krimin.
(F.GJ.FAXWEB.AL)
Discussion about this post