Një tjetër superaksion antidrogë është zhvilluar nga ana e policisë italianë, ndërsa në pranga kanë rënë 14 persona.
Operacioni është bërë gjatë natës në zonën e Ternit, Itali dhe në të kanë marrë pjesë 150 punonjës policie.
Përveç arrestimeve, janë sekuestruar edhe dhjetëra kilogramë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, njoftojnë mediat italiane.
Gjatë këtij operacioni është shkatërruar komplet një grup i trafikut të drogës, ku bënin pjesë, shqiptarë, italianë, tunizian dhe peruanë.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë policë të Kuesturës së Rumës, Peruxhia, Viterbos, Arezzos dhe Reparti i Parandalimit të Krimit.
Ky grup medohet se bënte një xhiro të trafikut të drogës, prej mijëra eurosh, duke shitur lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, si kokainë, heroinë, hashash, marijuanë dhe droga sintetike.
Droga zakonisht blihej tek shqiptarët dhe më pas shpërndahej për konsumatorët. Pritet që në orët në vazhdim policia italiane të japë detaje të shumta në lidhje me këtë aksion.
(E.K/FAXWEB)
Klikoni linkun për të parë videon:
http://stream24.ilsole24ore.com/video/notizie/spaccio-droga-terni-sgominata-banda-internazionale/AE9YhSDE?refresh_ce=1
Discussion about this post