Ka përfunduar edhe sfida e fundit e ditës së sotme në Premier League, ajo mes Nottingham Forest dhe Manchester United. Skuadra e Ten Hag pësoi një tjetër humbje duke u mposhtur me rezultatin 2-1, pas një ndeshjeje që u luajt për më shumë se 100 minuta, bashkë me shtesat.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura dhe gjithçka ishte rezervuar për në fraksionin e dytë të lojës.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 64′ dhe ishte Dominguez ai që dërgoi topin në rrjetë. Por nuk zgjati shumë festa e vendasve, pasi sulmuesi Rashford barazoi rezultatin në minutën e 78′ pas një asisti të Garnachos.
E megjithatë Forest insistoi tek 3 pikët dhe vetëm katër minuta më vonë gjetën sërish avantazhin me Gibbs-White. Ndeshja vijoi të luhej edhe pas 90 minutëshit, pasi gjyqtari i katërt akordoi 10 minuta shtesë. Por Manchester United nuk arriti të shënojë të paktën një gol barazimi.
Tashmë gjërat komplikohen edhe më shumë për ta në tabelën e renditjes, pasi gjenden larg objektivave në vendin e shtatë me 31 pikë pas 20 javëve kampionat.