Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuarka ka dënuar me 6.6 vite burg juristin e e hipotekës së Lezhës, Bledar Cara, i akuzuar për falsifikimin dokumentave dhe tjetersimin e pronave në Shëngjin.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.
Dosja ndaj tij ishte veccuar pasi ai ishte në kerkim kur ish- gjykata për Krime të Renda caktoi masen e arrestit me burg në mungesë.
Cara u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali. Për tjetersimin e pronave dy javë më parë GJKKO dënoi me rreth 35 vite burg, 11 të pandehur të tjerë mes te cilëve dhe vëllanë e motrën e ish deputetit Arben Ndoka.