Prej disa ditësh Shqipëria po digjet në flakë dhe ende sipërfaqe të tëra pyjesh janë nën sundimin e zjarreve.
Shumë prej vatrave mendohet që janë zjarrëvënie të qëllimshme nga ana e banorëve, e bashkuar kjo me paaftësinë e strukturave për të ndërhyrë në kohë situate bëhet kritike.
E gjithë kjo ka bërë që aktori i ‘’Portokallisë” të shpërthejë ndaj të gjithë atyre njerëzve që vënë zjarre.
Florjan Binaj ka vendosur të shprehë zemërimin e tij me anë të një statusi në “Instagram” ku u drejtohet ashpër të gjithë atyre që guxojnë të vënë dorë mbi pyje.
“MJAFT! O ju banorë të padenjë të kësaj toke që quheni dhe ju shqiptarë, mjaft i vutë flakën kodrave, maleve dhe pyjeve për të zbavitur idiotësinë tuaj. T’ju quash kafshë ju bën nder se asnjë kafshë nuk i dëmton pyjet si ju. Asnjë pushtues nuk i ka vënë zjarrin pyjeve siç po e bëni ju!
Nëse nuk doni tia dini as për pyje, as për kodra, as për florën dhe faunën(që nuk keni si ta dini) mendoni për ata zjarrfikës e punonjës të shkrete që nuk po bëjnë dot pushimet verore, nuk po rrinë me familjet e tyre dhe po rrezikojnë jetën vetëm prej çmendurisë tuaj. MJAFT!”-shkruan ai. Pritet që në ditët në vijim situata të normalizohet, megjithëse dëmet në sipërfaqet e gjelbërta janë të shumta.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post