Edhe në tremujorin e parë të të vitit përsëri familjet shqiptare kanë ulur shpenzimet e tyre duke u rezervuar në to.
Sipas Institutit të Statistikave në tremujorin e parë të vitit konsumi i popullatës u rrit me vetëm 1.94 për qind, çka përbën normën e dytë më të ulët që nga fillimi i vitit 2015. Kjo tregon se familjet shqiptare nuk kanë fituar më shumë të ardhura ose janë ende pesimistë për situatën e tyre financiare në të ardhmen.
Po kështu INSTAT ka deklaruar se në tremujorin e parë të vitit investimet në ekonomi u rritën me 10.8 për qind krahasuar me një vit më parë, falë rritjes së shpenzimeve publike, por kryesisht gazsjellësit Transadriatik dhe Kaskadës së Devollit.
Këto dy projekte deri më tani kanë mbajtur gjallë ekonominë shqiptare dhe ka theksuar se investimet e reja janë thuajse inekzistente.
Grafiku i punimeve parashikon që TAP dhe Kasakada e Devollit do të kenë një ritëm më të ulët investimesh gjatë vitit që vjen, i cili nëse nuk do të kompesohet nga faktorë të tjerë vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. (J.V/Shuplaka)