Fenomenet natyrore janë të paparashikueshme. Një rrufe goditi dy herë makinën ‘Toyota’. Anna Nakaznykh rreth të 40-ve, ishte brenda automjetit RAV 4, kur rrufeja në qytetin e Siberisë Novosibrisk e goditi dy herë.
Gjithë këtë situatë e ka filmuar Galina Ershova, 41-vjeçe, që ishte me makinë pas saj dhe kishte të vendosur një kamër në dritare.
“Mbeta e verbër për pak sekonda, menjëherë u largova se mendoja se do ta kem fatin e njëjtë”, ka deklaruar Ershova që ishte dëshmitare e një ngjarje të pazakontë. Megjithatë vetura e saj Toyota kishte pësuar defekt teknik, ndërsa Anna dhe një pasagjere tjetër kanë shpëtuar pa lëndime.