Disa pamje të publikuara nga kamerat e sigurisë tregojnë një grup vrasësish me pagesë që futen në një spital në Meksikë dhe nxjerrin me dhunë një pacient, i cili më vonë është gjetur i vdekur.
Persona të armatosur dhe me maska në kokë, të cilët besohet se janë anëtarë të kartelit Santa Rosa, futen dhomë më dhomë në spitalin Salvatierra në Guanajuato në jug të Meksikës.
Ata fillimisht kishin marrë peng rojën e spitalit, të cilin e detyruan t’i ndihmojë të gjejnë personin që kërkonin. Madje ata kanë vjedhur edhe telefonat në spital, në mënyrë që të mos telefonohej policia. Disa orë më pas policia ka gjetur pjesët e trupit të viktimave të shpërndara kudo në rrugë.