Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunua nga një shtetas shqiptar. Autori i dyshuar është një 30-vjeçar, i cili komunikonte rregullisht me viktimën përmes rrjeteve sociale.
30-vjeçari ka arritur ta bindë që të takohen në Nea Styra, ku më pas ka abuzuar me të seksualisht.
Pak ditë pas ngjarjes, vëllai i viktimës ka gjetur mesazhe në celularin e saj që përshkruanin veprimet rrënqethëse që kishte bërë dhe ka njoftuar menjëherë nënën e tyre, e cila pa u menduar, shkoi në Polici dhe denoncoi ngjarjen.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet, është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa është dhënë urdhër për gjetjen e burrit, por pa rezultat.