Të paktën 19 njerëz janë vrarë dhe 50 janë plagosur në atë një sulm të dyshuar terrortist në koncertin e Ariana Grandes në Manchester. Shpërthimet kanë qenë dy njëri pas tjetrit me lëndë të dyshuar eksploziv.
Ky është sulmi më vdekjeprurës në Britani në dekadën e fundit. Njerëzit janë ndjerë të tmerruar dhe më pas kanë tentuar që të largohen sa më parë nga vendi i koncertit.
Sulmi, i cili u zhvillua në zonën hyrëse të arenës, la qindra njerëz që iknin në terr, me të rinjtë në koncertin e ndarë nga prindërit e tyre në kaos.
Ngjarja ka shkaktuar shumë panik jo vetëm te të pranishmit në koncert po dhe te gjithë populli britanik.
Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministres britanike Theresa May. Ajo tha se: “Ne po punojmë për të vendosur detajet e plota të asaj që po trajtohet nga policia si një sulm terrorist i tmerrshëm.
“Të gjitha mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e atyre që janë prekur”.
Edhe pse siguria është rritur ndjeshëm kohët e fundit në Britani dhe jo vetëm, sulmi ndodhi. Këtë mëngjes kryeministrja do të mbledhë shtabin e sigurisë në mënyrë që të ndërmerren masat e duhura për të evituar përsëritjen e rastit.
(E.K/SHUPLAKA)
Police say a number of people have died in a reported explosion at Manchester Arena pic.twitter.com/yEYF7tVVWF
— Press Association (@PA) May 22, 2017
https://www.youtube.com/watch?v=1W3h-13nT70
https://www.youtube.com/watch?v=W-rEyYNF94I