00:34 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tmerri brenda banesës në Kavajë, si u shmang tragjedia me përmasa më të mëdha

09:56 | 11/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjak kudo/ Vrasja në Kavajë, dalin pamjet e tmerrit nga shtëpia e Marsida Qatjas (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme qytetin e Kavajës dhe opinionin publik ku në banesën e shtetases, Marsida Qatja ndodhi një përplasje e ashpër ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli nga të shtënat me pistoletën e shërbimit nga oficeri Bledar Toçi.

Mësohet se viktima ka drejtuar kallashnikovin pas konflikteve verbale në drejtim të Toçit, duke e qëlluar me një plumb, por që tragjedia mund të kishte qenë me përmasa më të mëdha nëse nuk do t’i bllokohej arma.

Ndërsa Toçi ka nxjerrë armën e shërbimit duke e qëlluar me breshëri, dhe mësohet se i ka zbrazur të gjithë fishekët që kishte në krëhër.

Efektivi i policise Bledar Toci

Dritan Haxholli mbeti i vrarë, pasi kishte shkuar në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, Marsida Qatjas, pak pas mesnatës së mbrëmjes së djeshme.

Haxholli u qëllua nga efektivi i policisë Bledar Toçi, me armën e tij të shërbimit, ndërsa mbeti dhe vetë i plagosur në konflikt.

Viktima, Dritan Haxholli

Si ndodhi ngjarja:

1 i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një sherri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, në banesën e një të reje me inicialet M.Q. Mësohet se e reja ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasem M.Q.

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

Shtetasja M.Q ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

Marsida Qatja

(E.K & F.GJ/ FAXWEB.AL)

Etiketa: bledar tocidritan haxhollimarsida qatjavrasja ne kavaje
Pas

Momente tmerri/ Shembet ura, njerëzit dhe makinat nën rrënoja (video)

Para

“Ti qenke dashnori! Ndaj u nda ajo me mua”, përplasja për Marsidën në Kavajë, Bledar Toçi tregon detaje

Para
Detaje të reja/ Shefi i sigurisë së burgjeve nip i ish-deputetit socialist, Marsida Qatja nën hetim për mashtrim

"Ti qenke dashnori! Ndaj u nda ajo me mua", përplasja për Marsidën në Kavajë, Bledar Toçi tregon detaje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.