Ishte tmerri i qëndrave tregtare, dyqaneve dhe banesave për vjedhjet që kryente, por sot ai ka rënë në prangat e policisë së Komisariatit nr.2 në Tiranë.
18-vjeçari Xh. L, banues në Durrës, përdorte një palë pinca për të hequr chip-at e rrobave apo atleteve në qendrat tregtare dhe më pas i grabiste lehtë.
“Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas gjithashtu dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 21.11.2016, në rrugën “Studenti”, ka vjedhur banesën e shtetases N. M. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Aksioni për arrestimin e tij: