Autoritetet në juglindje të Australisë u bënë thirrje banorëve të largohen për shkak të rikthimit të nxehtësisë ekstreme dhe erërave të forta që pritet të përkeqësojnë situatën e krijuar nga zjarret masive.
Ditën e premte temperaturat priten të rriten mbi 30 gradë Celsius, duke i dhënë fund shiut e temperaturave më të ulëta që ofruan një lehtësim të përkohshëm për zjarrfikësit që luftojnë me flakët prej muajit shtator.
Si pasojë e një thatësire tre-vjeçare rajoni është shndërruar në një tokë shkurresh të thata që kanë nxitur katastrofën.
Temperaturat në rritje kanë bërë që zyrtarët në shtetin Viktoria të zgjasin periudhën nën të cilën shteti do të jetë në emergjencë.









Discussion about this post