Një person u vra dhe gjashtë u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi më herët të martën në një qendër tregtare luksoze në Bangkok, thanë shërbimet e urgjencës të Tajlandës.
Policia konfirmoi se sulmuesi është një djalë 14-vjeçar që ndoqi një shkollë pranë qendrës tregtare. Ende është e paqartë se çfarë e motivoi sulmin.
More pics of the alleged shooter who has triggered an evacuation of Bangkok’s Siam Paragon mall. Thai media reporting that at least one person has been injured #Thailand #พารากอน https://t.co/V8L4bajTfT
— Tan Hui Yee (@Tan_Hui_Yee) October 3, 2023
Një person u vra dhe gjashtë u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi më herët të martën në një qendër tregtare luksoze në Bangkok, thanë shërbimet e urgjencës të Tajlandës, duke vënë në dukje se një numër fillestar i tre të vdekurve ishte i pasaktë.
ฺ#BREAKING: Gunfire heard in Siam Paragon mall
A shooting incident has been reported at Siam Paragan department store in downtown Bangkok on Tuesday afternoon. There are no reports of any casualties. BTS Siam station has been closed to the public.
ฺ #พารากอน #Paragon pic.twitter.com/y7sMwHRR1p
— The Nation Thailand (@Thenationth) October 3, 2023
“Fillimisht folëm për tre vdekje, por në realitet vetëm një person vdiq”, u tha gazetarëve Guthana Sretanan, kreu i qendrës së reagimit emergjent.Policia ka mbërritur në vendngjarje pak minuta pas të shtënave dhe ka mundur të çarmatosë sulmuesin 14-vjeçar pasi kishte arritur të vriste një person dhe të plagoste gjashtë të tjerë.