Alket Hyseni është vendosur në qendër të akuzave për tjetërsim pronash në bredgdet ditët e fundit.
Vetë ai dha një sqarim kontradiktor në lidhje me çështjen, teksa tha se nuk e njihte denoncuesen e tij Irini Bua, dhe nga ana tjetër pranoi se me të ishte përballur në disa procese gjyqësore.
Po cila është pasuria e Alket Hysenit, i akuzuar nga ana e opozitës si doganieri që vendoste taksa në emër të Edi Ramës.
Pasuria e tij e paraqitur në ‘Open Data’ është vërtet marramendëse, që përfshin toka, apartamente dhe disa llogari bankare.
Pasuri të paluajtshme:
1) Kontratë sipërmarrje me shoqërinë ‘S&D INVEST’ sh.a për pasurinë e llojit arë me sip. 5000 m2, në Tiranë, pjesa takuese 50 %.
2) Kontratë sipërmarrje për një tokë bujqësore me sip. 5000 m2 dhe 6000 m2.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) Gjendja e llogarisë bankare më 26.05.2017 në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar 2 825 570.57 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 26.05.2017, të ardhura më 28.10.2016 nga shitja e apartamentit, 125 718 lekë. ( Në deklaratën e fillimit të detyrës gjendja në këtë llogari ka qenë 105 203 euro)
Të tjera
Të ardhura si Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Ndihmës i Kryeministrit, 525 651 lekë. Deri në datën 12. 05. 2017
2003-2016
PASURI TE PALUAJTSHME
1) Pronar me 100 % i dy apartamenti banimi me sipërfaqe 120 m2 secili, porositur më dt. 10.09.2008, blerë me të ardhura nga emigracioni, puna, biznesi e kursime familjare, vlera 93 600 euro (46 800 euro secili).
2) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 120.3 m2, porositur më dt. 31.05.2010, burimi me të ardhura nga puna, biznesi dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 4 691 700 lekë.
3) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 120.3 m2, porositur dt. 31.05.2010, burimi të ardhura nga puna, biznesi dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 4 691 700 lekë.
4) Pronar i tre garazheve me sipërfaqe 30 m2 secili dhe i një garazhi me sipërfaqe 50 m2, burimi të ardhura nga emigracioni, puna, biznes e kursime familjare dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 2 100 000 lekë.
5) Pronar me 22.2 % (zotëron 2/9 e truallit) i një trualli me sipërfaqe 1913 m2, blerë me të ardhura nga puna në vite dhe biznesi, vlera 16 378 216 lekë.
6) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 225.6 m2,në Tiranë blerë më 31.07.2015 me të ardhura nga puna, biznesi dhe hua marrë shoqërisë H&A Laë Firm sh.p.k. hua e marrë përmes llogarive bankare, vlera 403 050 euro.
7) Garazh me sipërfaqe 12.5 m2, në Tiranë, i blerë me 13.05.2016 vlera 18 700 euro. me të ardhura nga puna, biznesi dhe hua marrë shoqërisë H&A Laë Firm sh.p.k. hua e marrë përmes llogarive bankare
8) Garazh me sipërfaqe 12.5 m2, në Tiranë, i blerë me 13.05.2016 vlera 18 700 euro. me të ardhura nga puna, biznesi dhe hua marrë shoqërisë H&A Laë Firm sh.p.k. hua e marrë përmes llogarive bankare
9) Pronar me 100 % i një trualli me sipërfaqe 584.81 m2 dhe ndërtese me sipërfaqe284 m2, Vlera totale 190 000 euro. nga të cilat, burimi i krijimit 155 000 euro të ardhura nga shitja e tokës bujqësore, përfituar nga ish-bashkëshortja sipas ligjit nr 7501, shitja është bërë me kontratë ku deklaruesi ka përfituar 155 000 euro. Pjesa tjetër kursime familjare.
10) Zotëron 25 % të një toke are me sipërfaqe 3000 m2, përfituar nga ligji nr. 7501.
11) Zotëron 25 % të një toke are me sipërfaqe 1400 m2, përfituar nga ligji nr. 7501.
12) Pronar me 25 % të një toke are me sipërfaqe 500 m2, përfituar nga ligji nr. 7501
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) Gjendja e llogarisë bankare më 01.07.2016, në një bankë të nivelit të dytë, 88 262 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare më 01.07.2016, në një bankë të nivelit të dytë, është 105 203 euro. burimi të ardhura nga kthim huaje, shitje pasurie dhe të ardhura nga biznesi.
3) Gjendja e llogarisë bankare më 01.07.2016, në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga, dieta, hua dhe shpërblime nga shoqëria H&A Laë Firm sh.p.k, vlera gjendje 4 296 953 lekë.
4) Gjendje para cash, të ardhura nga puna e biznesi, 10 000 euro.
5) Hua dhënë një personi të tretë më dt. 07.03.2013, në shumën 21 500 000 lekë, të ardhura të krijuara nga puna në vite, biznesi dhe shitja e librave. Huaja është dhënë përmes sistemit bankar.
6) Hua dhënë në maj 2010 një personi të tretë, në shumën 67 000 euro. të ardhura janë krijuar nga puna ndër vite dhe biznesi. Nga huaja deri në momentin e deklarimit janë rikthyer 44 010 euro.
7) Detyrim për t’u shlyer ndaj shoqërisë H&A Laë Firm sh.p.k në datën e raportimit qershor 2016 është 10 430 000 lekë. Kjo hua është marrë në bazë të kontratës së huasë të datës 05.03.2015, dhe vlera e parashikuar në kontratë është 200 000 euro, (konvertuar në rreth 27 616 000 lekë). Qëllimi i huasë blerjen e një apartamenti. Është marrë hua vetëm në vlerën 15 430 000 lekë. Janë shlyer 5 000 000 lekë pasi është shitur një automjet. Sipas kontratës huaja është pa interes dhe me afat shlyerje jo më vonë se data 31.2020.).
Të tjera
1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime (janar – 28.06.2016.) si Drejtor (ekspert ligjor) i shoqërisë H&A Laë Firm, 3 809 412 lekë.
2) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, 182 484 lekë.
3) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Ujësjellës Kanalizime, Fushë Krujë, 73 223 lekë.
TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2016
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime (janar – 28.06.2016.) si Drejtor (ekspert ligjor) i shoqërisë H&A Laë Firm, 3 809 412 lekë.
2) Të ardhura si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, 687 502 lekë.
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
1) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, 182 484 lekë.
2) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Ujësjellës Kanalizime, Fushë Krujë, 73 223 lekë.
3) Të ardhura si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Ujësjellës Kanalizime, Fushë Krujë, 10 837 lekë.
4) Të ardhura si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, 80 862 lekë.
Të tjera
1) Deklaron si shtesë pasurie dy “toka bujqësore” 5000m2 dhe 6000 m2, fituar me kontratë shkëmbimi. Shkëmbimi është bërë me dy apartamente dhe tre garazhe të deklaruar më herët. (Nuk jepet vendndodhja e tokave bujqësore dhe data e veprimeve ligjore).
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në 31.12.2016, pakësuar 3 427 279 lekë.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në 31.12.2016, të ardhura nga shitja më 28.10.2016 i apartamentit 140 718 euro. (Në deklaratën e fillimit të detyrës gjendja në llogari ishte 105 203 euro nga të cilat më 27.09.2016 janë transferuar 5 000 euro në llogarinë e kartës së kreditit dhe në 28.10.2016 janë kredituar 39 800 euro nga shitja e apartamentit).
4) Kartë krediti me limit 200 000 lekë.
5) Kartë krediti me limit 1 700 euro.
SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2016
Shpenzime për blerjen e një are me sip. 5000 m2 në Tiranë, marrë më 08.02.2017 me të ardhura nga shitja e ap. vlera 8 000 euro, pjesa takuese e deklaruesit për këtë pronë sipërfaqe arë është 50 %.
(E.K/FAXWEB)
http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/540