Policia e Milanis ka dhënë detaje në lidhje me aksonin e djeshëm ku ranë në pranga 14 shqiptarë. Ajo ka njoftuar se grupi trafikonte vajza nga europa Juglindore dhe i detyronte ato të dilnin me forcë në rrugë.
Secila prej tyre sillte një fitim prej 1500 eurosh në javë. Pra një fitim prej 30 mijë Eurosh vetëm në një javë.Paratë që fitoheshin prej tyre investoheshin në trafikun e kokainës në Holandë.
Hetimi kishte filluar gati një vit më parë nga autoritetet italiane. Policia gjithashtu raporton se shumica e vajzave detyroheshin të dilnin me dhunë në rrugë dhe orgjina e tyre ishte e ndryshme.
Dje:
Finalizohet në Milano operacioni ”Toka Jonë”. 14 urdhër-arreste për grupin shqiptar të trafikut të drogës dhe prostitucionit, duke u goditur banda e shqiptarëve.
Sipas ”Milano Today” të ardhurat e drogës investoheshin në tregtinë e drogës.
Nga Shqipëria në rrugët e Milanos e më pas kalonin në Hollandë. Ky ishte itinerari që përshkronin vajzat që shfrytëzoheshin në rrugë.
Policia italiane kërkoi urdhër-arrestet për trafik ndërkombëtar të drogës dhe shfrytëzim prostitucioni. Hetimi i këtij rrjeti kishte nisur në janar të vitit 2015, duke dalë në konkluzionin se në rrugë vepronin shqiptarët, të cilët shfrytëzonin bashkëatdhetarët në Itali, rumunet, moldavet dhe të ardhurat e tyre i shfrytëzonin për kokainë nga Hollanda.
Në mars 2015 u arrestuan 2 shqiptarët e parë, pas hetimit, që kishin fshehur 5 kilogramë drogë në makinën që e përdornin për transport në aktivitetet e tyre kriminale.
Ende nuk kanë dalë emrat e të arrestuarëve në operacionin ”Toka Jonë”.