Briken Calja ishte nga të paktët sportistë shqiptarë që mund ti linte gjurmë në “Tokio2020”, peshëngritësi arriti të siguronte vendin e katërt, një rezultat historik ky për sportin kuqezi. Pas Caljes ishte radha e Manuela Delilaj të përfaqësonte Shqipërinë në qitje, në kategorinë 25m precizion.
Delilaj arriti të grumbullonte në total 280 pikë duke u renditur në vendin e dhjetë, e fundit në baterinë e saj. KOKSH bëri me dije se Delilaj garoi e dëmtuar ndërsa do të rikthehet sërish konkurrimit më 30 korrik këtë herë në 25m pistoletë shpejtësi.