Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur sot për kapjen e shtetasit izraelit në Rinas me pajisjen Imsi Catcher ku ka dhënë disa detaje.
“Është një pajisje për të dedektuar numra telefonash celularë por që nuk është pajisje për përgjime direkte, biseda mesazhesh.
Ka ardhur për ta mbrojtur klientin nga përgjime, nga plane me lidhje të forta të krimit të organizuar, biznesmeni është Tom Doshi, dhe konkretisht e ka kontaktuar se në automjetin që ai lëziv, mund t’i jetë vendosur përgjues dhe zyrën ku kryen detyrën ose rrotull ambjenteve ka përgjues ambjentalë. Ne nuk i dimë rezultatet, Doshi e ka kontaktuar edhe para disa muajsh, janë kontrolluar edhe ambjente në zonën e ish bllokut, është një hotel në zonën e ish-bllokut, njerëzit e poltikës kryejnë biseda personale, me kabinetin, është kontrolluar edhe ky ambjent, ka patur dyshime. Ky alert dëshmon që jemi në një sitiuatë që duhet t’i kushtojmë vëmendje. Minimalisht janë 2 pajisje përgjuese në Shiqpëri, hera e 2-të që izraeliti hyri në Shqipëri nga Rinasi. 18 mijë euro kushton si pajisje. 400-mijë deri në 500-mijë euro kanë kushtuar pajisjet përgjuese. Janë në përdorim nga grupe interesi. Pajisja është blerë në Izrael” thotë Hoxha.
Policia e Rinasit ka ndaluar gjatë kontrollit rutinë në aeroport një pajisje që dedekton përgjimet, në valixhen e një shtetasi izraelit.
Ai është Yoram Frig, rreth 50 vjeç, anëtar i disa organizatave të dedektivëve dhe gazetarëve investigativë në të gjithë botën.
Një skaner që identifikon pajisjet përgjuese në ambiente me disa metra katrorë është sekuestruar mesditën e së enjtes në aeroportin e Rinasit.
Aparatura e dyshimtë u gjet gjatë një kontrolli rutinë në bagazhet e një shtetasi izraelit, i cili po largohej nga Shqipëria.
Menjëherë pas konstatimit të pajisjes është bërë shoqërimi i izraelitit në komisariatin e Rinasit si edhe sekuestrimi i pajisjes.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post