Një ditë më parë deputeti Tom Doshi ishte ne qendër të vëmendjes mediatike pasi u bë zyrtari i dytë shqiptar të cilit i ndalohet hyrja në SHBA. Por duket se kjo çështje do të vazhdojë ta ndjekë edhe në vijim.
Ai ka reaguar me indiferentizëm ndaj këtij vendimi të SHBA-ve, ndërsa sot ka vijuar punën normalisht dhe ka shkuar në Kuvend si ligjvënës për të ndjekur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku është anëtar. Por nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve.
Doshi është pyetur nëse është një zyrtar i korruptuar dhe ka thënë se është shprehur njëherë për këtë çështje.
“Jam shprehur njëherë për këtë. S’do flas përditë për këtë çështje”, – është shprehur Doshi.