Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim ku presidenti i Kosovës dhe ish kryeparlamentari, si dhe të tjerë persona akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
Avokati Tomë Gashi në një intervistë për Fax News u shpreh se kjo ishte një situatë shumë e rëndë për Hashim Thaçin po edhe shumë e rëndë për shtetin e ri të Kosovës.
Gashi tha se presidenti i Kosovës duhet të japë dorëheqjen, pasi është imazhi i shtetit të Kosovës, dhe se ka obligim moral ndaj shtetit.
Duhet ta dimë që dje ato nuk e kanë marrë aktakuzën, por ka qenë vetëm një komunikatë për shtyp e Gjykatës Speciale. Askush nuk duhet që ti gëzohet kësaj aktakuze. Duke pasur parasysh funksionet që ato mbajnë dhe jo si emra të përvetshëm është një situatë e rëndë në rastin e Thaçit dhe shumë e rëndë për shtetin e ri të Kosovës.
Kjo është aktakuza e tretë e ngritur nga prokuroria speciale Hagës, aktakuza e parë është ngritur në shkurt të këtij viti.
Situata është e tillë se nëse gjyqtari e konfirmon, personit të akuzuar i dorëzohet aktakuza me gjithë materalin që prokuroria e mbështet, nëse ajo hudhet çdo procedure penale ndërpritet.
“Situata me Thaçin dhe Veselin është ndryshëm, duket se prokuroria speciale është munduar që ta sqarojë se është duke e bërë qëllimisht publike se aktakuza është ngritur dy muaj më herët dhe kjo sipas tyre për shkak që të ndërpriten ndërhyrjet e paligjshme të Thaçit dhe të Veselit në ndërhyrjen e Gjykatës Speciale. Mendoj se prokuroria në të ardhmen në Hagë duhet të japë sqarime nëse akuza konfirmohet, sepse çdo avokat i Thaçit, apo Veselit do ta bëjë këtë pyetje. Ka qenë e kujdesshme të mos bëjë publike emrat e personave të tjerë, ku thuhet edhe ato janë të akuzuar. Në raport me të tjerë prokuroria e ka zbatuar rregullin që mos të bëhen publike emrat e atyre që janë të akuzuar derisa kjo të konfirmohet nga gjyqtari. Për këtë arsye ne nuk i dimë emrat e tjerë të ish-pjestarëve të UÇK-së. sipas prokurorisë janë të përfshirë në vrasjen e 100 individëve në periudhën kohore gjatë vitit 1998-2000, i bie periudha kohore e ndarë në dy pjesë në pjesë të krimeve që mund të ndodhin gjatë luftës dhe pas luftës.
Kjo është një ditë e rëndë për Kosovës, dhe për ta kuptuar sesa është pesha e ngritjes së këtyre akuzave vetë zThaçi, e anuloi udhëtimin drejt SHBA-së dhe tani pritet që të vijë. Ditën e sotme ishte komunikimi zyrtar ku z. Avdullah Hoti e anuloi udhëtimin për Uashington. Askush nuk do që presidenti i shtetit të tij të akuzohet për krimet e luftë apo krime të njerëzimit.
Si avokat besoj luftë të pastër nuk ka, por UÇK ka bërë luftë të drejtë luftë për tu mbrojtur. Pas dy dështimeve Hashim Thaçi arriti që ti bindë disa deputetë që ta votojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Hashim Thaçi
Unë sot propozimi im është që ai të jape dorëheqjen dhe të jetë imazhi i shtetit të Kosovës. Ju mendoni se presidenti është i akuzuar për raste të luftës dhe krimeve të njerëzimit. Janë raste tepër të rënda që e dëmtojnë shtetin e Kosvës duhe të jepte dorëheqjen dhe parlamenti duhet të shpërbëhet dhe të shpallen zgjedhje të reja. Presidenti ka obligim moral ndaj shtetit të vet dhe duhet të japë dorëheqjen.”- tha avokati Gashi.