Tomorr Alizoti, anëtari i kryesisë së PD ndodhet prej disa ditesh në Gjermani dhe ka zhviluar takime me disa deputetë të Bundestagut gjerman.
Gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e sotme ne Berlin me Josip Juratovic, përgjegjës për Ballkanin Perendimor është folur për situaten politike dhe vendimin e opozites për djegien e mandateve.
Në fjalës e tij Alizoti thotë se opozitarët nuk kishin zgjidhje tjetër përvecse djegies së mandateve.
“Ne kemi qenë të detyruar për hir të demokracisë të marrim nje vendim të tillë. Zgjedhjet jane themeli i saj, nuk mund te sakrifikojmë pafundësisht për hir të stabilitetit.”, ka deklaruar Alizoti.
Ndërkohë Juratovic thotë se korrupsioni dhe mafia e bën të pamundur zhvillimin e demokracisë, si dhe bën thirje për një zgjidhje të situatës politike në Shqipëri.
“Ne jemi per demokraci dhe jo per stabilokraci. E kuptoj që në Ballkan korrupsioni dhe mafia e bën të pamundur zhvillimin e demokracise. Duhet gjetur nje zgjidhje per situaten ne Shqiperi” u shpreh Juratovic.