Në Kryesinë e Kuvendit është diskutuar sot projekti “Veliera” në Durrës, i cili ka shkaktuar debate për shkak të punimeve që kanë nxjerrë në dritë rrënoja arkeologjike.
Genc Pollo: Meqë kemi Dakon, marrëveshja është firmosur me tre muaj vonesë, çka u pretendua se jepte hapësirë në kohë. Na thoni për situatën e sotme ka apo nuk ka punime?
Vangjush Dako: Ministrja e shpjegoi shumë qartë. Jemi në transparencë të plotë, kantieri është i rrethuar por është totalisht i hapur me vetëdijen tonë të plotrë që mos lemë abuzime me akuzat. Kemi instaluar tre kamera që janë vendosur që me nisjen e punimeve në atë shesh. Jemi shumë të vëmendshëm dhe me njerëz që vetëm me hamendësime na akuzojnë për shkatërrim të hapësirës kulturore. Gjatë fillimit të gërmimeve dolën rrënojat e një objekti, nuk e menduam që themelet të ishin në atë gjendje, pra të ishin të prishura.
Objekti është në të njëjtin vit ndërtimi me bankën kombëtare në Durrës. Sa i përket Murit Bizantin nuk e kemi prekur, i jemi larguar 15 metra. Jemi të hapur që kushdo të vijë ta vizitojë. Nëse na thonë se duhen ndërprerë ne jemi të gatshëm të bisedojmë me projketuesit. Ne si bashki jemi të hapur dhe e konsiderojmë një vlerë çdo lloj gërmimi që bëjmë.
Genc Pollo: ju thatë që gërmimi shihet në zonën b, ministrja tha midis zonës a dhe b. si është situata aktualisht që flasim. Pritët tre muaj për të nënshkruar marrëveshjen.
Vangjush Dako: Për t’i dhënë leje bashkisë duhet të marrim leje nga ministria, sepse është zonë me risk. Sot po punohet në kantier, i cili është i ndarë në dy zona. Në atë zonë vazhdohen punimet normalisht. Aty ku janë gjetur gërmimet, nuk po punohet.Kemi marrë punëtor krahu që të bëjnë gërmime.
Arkeologu Eduart Shehu: Punimet në datën 4 shkurt i kam ndalur unë. E ndala unë eskavatorin.
Kumbaro: Nëse u zbulua muri bizantin mbulohet me çakull për ta mbrojtur murin e lashtë dhe jo për ta betonuar. Ndaj ndjesë e të mos ketë keqkuptime lidhur me këtë.
Pollo: Shoqëria Civile po reagon me sms mbi deklaratat tuaja.
Dako: Sazan Guri të vijë dhe të inspektojë dhe jo të flasë kot më kot. Na vjen keq që na cilësoni si barbarë.
Deputetja e PS-së: Situata është mëse e qartë pasi ne nuk na falet, qytetarëve dhe ju fale, ndërsa ne si politikanë duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Është një projekt i rëndësishëm prandaj ta respektojmë si duhet.
Deputetja e PD-së: Një sekond të mbaroj, pyetja që shtrohet është më e rëndësishme projekti urban apo ruajtja e vlerave arkeologjike? Nëse këto dëmtime bëhen nuk mund të zhbëhen më. Gjithë kjo ndodh nga ndryshimet që bëhen në institucuionet përgjegjëse. A ka patur leje mjedisore? Ne nuk jemi pronarë të pasurisë arkeologjike. Kjo gjë duhej analizuar përpara se të niste zbatimi. Në interes të qytetarëve është projekti urban apo trashëgimia kulturore?
Dako: Projekti është i pajisur me leje mjedisore.
Deputetja: Po gjobat pse i keni marrë
Dako: Sepse gjobat ne i hamë
Pollo ironizon: Qeveria e poshtër…
Deputetja: Si ka mundësi që arkeologët janë kundër sa kohë janë pezulluar dhe punimet.
Dako: Të vijnë të ballafaqohen me punimet aty, Apollon Bace, Sazan Guri etj, mos të merremi me llafe.
Deputetja: Po pse janë pezulluar punimet?
Dako: Nëse specialistët duan ndërprerje të punimeve, ne jemi të gatshëm.
Kumbaro: Dua ta falenderoj zonjën Civici që e ngriti vëmendjen mbi atë që është thelbësore, mbrojtja e trashëgimisë kulturore. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtari i Territorit bëjnë mbledhje maratonë qoftë edhe për një karburant që do të bëhen. Më parë këshilli nuk mblidhje fare. Nga data 1 janar nuk ka asnjë vendim qarkullues. Në çdo mbledhje të Këshillave ka përfaqësues të Bashkive për të responsabilizuar për projektet.
Pollo: vendimi ëhstë n jë gjë dhe përmbajtja është një gjë tjetër. Ka arkeologë që nuk janë dakord me vendimin tuaj. Moikom Zeqo ka dhënë një mendim të vyer.
Kumbaro: Nuk ka radhur asnjë ditë në terren
Dako: Mos abuzoni se çdokush mund të quhet arkeolog, bëjnë shkrime dhe na quajnë ne barbarë.
Deputetja Shkjau: Në kuadër të pjesës për të bërë transparencë do të doja të bëja një kërkesë për ministren dhe zonjën Dako, do doja që të gjithë këtë informacion që na bëtë të njohur sot ta bëni të ditur edhe për mediat. Unë mendoj që vetëm kështu mund të bëjmë transparencë. Të gjithëve ne na intereson ajo çka është trashëgimija jonë dhe xila ëhstë e vërteta. Do doja për kryetarin dhe pashë mënyrën tuaj shumë të drejtë mënyrën tuaj të drejtimit. Kur merrnit fjalën pa të drejtë shoqëria civile ju I linit dhe kur e merrte kryebashkiaku Dako ju e ndërprisnit. Besoj se kjo ka qenë një emocion I çastit.
Dako: Janë për projektin apo për rrënojat arkeologjike. Nëse janë pro apo kundër këtë e ka vendosur populli me votë
Pollo: Për projektin jooo. Se nuk keni bërë ndonjë referendum.